Ai qe di me se shumti flet me se paku.
Ato c ka di nje njeri ne krahasim me ato c ka nuk di , jane kurregje. Ai qe te bertet shume te del i mire ne fund. Agait i pjell edhe kau, jo vetëm lopa Ai që bëhet i urtë si delja, e hanë ujqët Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin ta plotësojë dëshirën e tij Ai që di të vjedhë, di edhe të fshijë gjurmët Ai që din me kuvenë, e hijeshon nejen në atë ven Ai që don me u ba zengin, niset më së pari me vjedhë Ai që është i pasur, jep nga teprica, ai që nuk është i pasur jep nga zemra Ai që është në fuqi bëhet se din çdo gjë Ai që han hudër nuk e ndien erën e vet, por ia ndijnë të tjerët Ai që i mbështetet pemës së madhe, gjen hijë gjithmonë Ai që ka frikë edhe kur ka të drejtë, nuk fiton Ai që ka, don edhe me shume Ai që me indiferencë i shikon vuajtjet e të tjerëve është sadist Ai që kërcënohet, rralëherë hakmirret Ai që ngutet, çdoherë vonohet Ai që premton shumë, bën pak Ai që s'bindet, nuk din të komandojë Ai që nuk e don babanë dhe nënën, ai nuk e don askend Ai që s'durohet si njeri, s'durohet as si shok, as si kolegë, as si bashkëpunëtor e as si fqi Ai që nuk dëgjon miskojën, se dëgjon as tupanin Ai që s'punon si burrë, rrin e qan si grua Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshprohet Ai që shumë flet, gjë në dritë nuk çet Ai që ta ban rrafsh, ka qef me t'dalë kodër Ai që ta don të mirën, të flet, ai që s'ta don, vetëm të shikon Ai që thotë "unë jam unë", ai hup gjithkun Ai që vjedh një vezë, vjedh edhe një buall Ajo që s'arrihet, duket më e ëmbël Ajo që s'të pëlqen ty të ta bëjnë, mos ua bëj të tjerëve Amerika të jep një thele dhe të merr një pelë Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është zemra. Ata që kërkojnë gjithnjë të kenë të drejtë, gati asnjëherë nuk kanë të drejtë Ara me viça s'lavrohet Ariu nuk rron duke lëpirë shputat Armiku i vjetër kurrë stë bëhet mik i mirë Armiku, kur mori pendën në dorë, si deshi shkroi Armikut mos ia trego të vërtetën Armiqtë e shumicës së njerëzve janë ata që nuk u japin gjë atyre As hasmin mos e pafsh pa punë As me miq e as me anmiq, gojën mos e fëlliq As ujë mos pi në krua të pushtetit Ashtu qoftë e sherr mos qoftë Asnjë shtëpi nuk të kënaq si e jotja Atë derë që s'e çel çelësi, e çel paraja Atë punë që s'e bën dot vetë, mos kërko t'i gjesh të metë Atë që nuk e don thuaji: "Të pafsha pa punë" Atje ku fle uji, është më i thellë Ashtu sikundër mund të ndryshojë fytyra e njeriut, mund të ndryshojë edhe mendimi i tij, por zemra s'mund të ndryshojë. Atje ku thonë se ka dredhëza më shumë, merre shportën e vogël Ai qe martohet heret dhe ai qe ngrihet heret jane te fituar. Ai qe eshte shok me te gjithe, nuk eshte shok me asnje. Ai qe di te beje lajka, di dhe te shpife. Asnjeri nuk njihet profet ne vend te tij. Aty ku nuk mer bija, e mer vija. Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush. |
AuthorMIresevini dhe faleminderit qe erdhet ne faqen time. Ky blog eshte per te shkruar komentet e juaja. Ju uroj cdo te mire. Archives
March 2015
Categories |