Ato c ka di nje njeri ne krahasim me ato c ka nuk di , jane kurregje.
Ai qe te bertet shume te del i mire ne fund.
Agait i pjell edhe kau, jo vetëm lopa
Ai që bëhet i urtë si delja, e hanë ujqët
Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin ta plotësojë dëshirën e tij
Ai që di të vjedhë, di edhe të fshijë gjurmët
Ai që din me kuvenë, e hijeshon nejen në atë ven
Ai që don me u ba zengin, niset më së pari me vjedhë
Ai që është i pasur, jep nga teprica, ai që nuk është i pasur jep nga zemra
Ai që është në fuqi bëhet se din çdo gjë
Ai që han hudër nuk e ndien erën e vet, por ia ndijnë të tjerët
Ai që i mbështetet pemës së madhe, gjen hijë gjithmonë
Ai që ka frikë edhe kur ka të drejtë, nuk fiton
Ai që ka, don edhe me shume
Ai që me indiferencë i shikon vuajtjet e të tjerëve është sadist
Ai që kërcënohet, rralëherë hakmirret
Ai që ngutet, çdoherë vonohet
Ai që premton shumë, bën pak
Ai që s'bindet, nuk din të komandojë
Ai që nuk e don babanë dhe nënën, ai nuk e don askend
Ai që s'durohet si njeri, s'durohet as si shok, as si kolegë, as si bashkëpunëtor e as si fqi
Ai që nuk dëgjon miskojën, se dëgjon as tupanin
Ai që s'punon si burrë, rrin e qan si grua
Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshprohet
Ai që shumë flet, gjë në dritë nuk çet
Ai që ta ban rrafsh, ka qef me t'dalë kodër
Ai që ta don të mirën, të flet, ai që s'ta don, vetëm të shikon
Ai që thotë "unë jam unë", ai hup gjithkun
Ai që vjedh një vezë, vjedh edhe një buall
Ajo që s'arrihet, duket më e ëmbël
Ajo që s'të pëlqen ty të ta bëjnë, mos ua bëj të tjerëve
Amerika të jep një thele dhe të merr një pelë
Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është zemra.
Ata që kërkojnë gjithnjë të kenë të drejtë, gati asnjëherë nuk kanë të drejtë
Ara me viça s'lavrohet
Ariu nuk rron duke lëpirë shputat
Armiku i vjetër kurrë stë bëhet mik i mirë
Armiku, kur mori pendën në dorë, si deshi shkroi
Armikut mos ia trego të vërtetën
Armiqtë e shumicës së njerëzve janë ata që nuk u japin gjë atyre
As hasmin mos e pafsh pa punë
As me miq e as me anmiq, gojën mos e fëlliq
As ujë mos pi në krua të pushtetit
Ashtu qoftë e sherr mos qoftë
Asnjë shtëpi nuk të kënaq si e jotja
Atë derë që s'e çel çelësi, e çel paraja
Atë punë që s'e bën dot vetë, mos kërko t'i gjesh të metë
Atë që nuk e don thuaji: "Të pafsha pa punë"
Atje ku fle uji, është më i thellë
Ashtu sikundër mund të ndryshojë fytyra e njeriut, mund të ndryshojë edhe mendimi i tij, por zemra s'mund të ndryshojë.
Atje ku thonë se ka dredhëza më shumë, merre shportën e vogël
Ai qe martohet heret dhe ai qe ngrihet heret jane te fituar.
Ai qe eshte shok me te gjithe, nuk eshte shok me asnje.
Ai qe di te beje lajka, di dhe te shpife.
Asnjeri nuk njihet profet ne vend te tij.
Aty ku nuk mer bija, e mer vija.
Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.