Nga Zani Hoxha
Themeluesi i Radios
www.RadioVallezimi.com
www.ZeriShqipes.com
New York, Mars, 2015.
Nje sqarim i vogel, ose me sakte, disa "rregulla te reja" rreth Muzikes Shqiptare dhe artit ne pergjithsi.
1. Nuk ka muzike te vjeter ose te re, por thjesht ka muzike me kualitet te larte dhe e pershtatshme ne gjitha koherat, ose ka muzike pa kualitet dhe jo me shume vlera. Libri 50 Shades of Gray eshte libri me i ri dhe me i urryer, Shejkpsiri i shkruajti veprat e tij ne shekullin e 16, dhe mbetet letersia me e cituar dhe e referencuar ne gjitha mediumet akademike.
2. Muzika popullore ne Sarande eshte ndryshe nga Muzika popullore ne Tropoje, ashtu si Muzika Popullore ne Kumanove eshte ndryshe nga Muzika Popullore ne Mitrovice, por te gjitha keto mbeten dhe jane muzike popullore pa asnje dyshim.
Sepse cdo krahine dhe qytet shqitptar i ka kenget, muziken, artistat, shprehjet, ushqimin, kulturen, dhe traditat e veta. Ne Jug te Shqiperise etnike i kendohet Çapkenes dhe Trendelines, ndersa ne Veri te Shqiperise etnike i kendohet Shotes dhe Lulies. Keto 4 personazhe muzikore jane te mrekullueshme, sepse i takoj cdo here permes tingujve te muzikes. smile emoticon
3. Nuk ka vetem nje zhaner muzikore te pastert, ashtu sikur nuk ka vetem nje autor librash qe duhet lexuar, apo vetem nje lloj filmi qe duhet shikuar, apo vetem nje lloj pikturash qe duhet veshtruar. Muzika duhet te varijoj nga muzika popullore, qytetare, folkflorike, burimore, argetuese, shund-ritmike, zbavitese, e lehte, klasike, rep, dhe hip hop. Tek e fundit duhet vleresuar vargjet muzikore dhe letersia e tyre, dhe jo paraqitja extravagante qe bejne sa per ShowBiz.
4. Ata qe thojne kjo muzike eshte e vjedhur ose e kopjuar, dhe nuk eshte muzike 100% shqiptare, duhet ta dijne se asnje komb mbi dhe nuk ka lindur me nota muzikore te caktuara. Eshte njesoj si te me thuash, Mos e Lexo Shejkspirin, Danielle Steele, Ernest Hemingway, Nora Roberts, Franc Kafka, Orwell, etj, sepse keta nuk jane tradite e letersise shqipe. Ose mos shiko filma amerikan apo francez sepse nuk jane pjese e kinematografise shqiptare. Jam i lumtur qe kemi shume zhandra muzikore, ashtu si ne filem, pikture, dhe letersi.
Muzika amerikane i ka 137 zhanra muzikore, atehere pse duhet muzika shqipe te ket verem 1 zhaner ?